21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Modi premton dënime për aksidentin vdekjeprurës në Indi

Personat e shpallur fajtorë për aksidentin vdekjeprurës hekurudhor në Indinë lindore do të “dënohen rreptësisht”, ka thënë kryeministri i këtij vendi, Narendra Modi.

Të paktën 288 njerëz vdiqën dhe më shumë se 800 u plagosën në incidentin e së premtes në shtetin Odisha, ku u përfshin dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash.

Përpjekjet e shpëtimit kanë përfunduar, me zyrtarët që thonë se të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur janë nxjerrë.

Modi ka vizituar vendin e ngjarjes, duke e cilësuar incidentin si “të dhimbshëm”.

Ai takoi gjithashtu viktimat e fatkeqësisë në spital dhe u zotua se qeveria e tij nuk do të linte “asnjë gur pa lëvizur për trajtimin e të plagosurve”.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen e trenave në distriktin Balasore, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë hekurudhor i Indisë në këtë shekull.

Një hetim i plotë është nisur, por një raport preliminar tregon se aksidenti ishte rezultat i dështimit të sinjalit, tha KS Anand, zyrtari kryesor për marrëdhënie me publikun në Hekurudhën Juglindore.

Rreth 2 mijë pasagjerë mendohet se kanë qenë në bordin e dy trenave të pasagjerëve të përfshirë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img