10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në debatin për Demarkacionin

Debati për Demarkacionin që do të mbahet nesër, pritet të jetë një përballje e fortë mes pjesëmarrësve në këtë debat.
Pavarësisht asaj që u raportua në media se kryeministri Isa Mustafa nuk do të marrë pjesë në këtë debat, një gjë të tillë e ka mohuar këshilltari i tij për media, Faton Abdullahu.
“Kryeministri Mustafa nesër do të marr pjesë në ‘Tryezën…’ që do të mbahet mbi demarkacionin. Ai do të jetë aty dhe do të marr pjesë me qëllim që të jap kontributin e tij për t’i bërë të njohura edhe me këtë rast, parimet dhe faktet e ‘Komisionit shtetëror” të cilat janë determitë e një pune të gjatë në kohë dhe profesionale në qasje e metoda, gjithë këtë sepse e sheh si përgjegjësi institucionale shumë të rëndësishme për interesin nacional të Kosovës dhe për të mirën e qytetarëve të saj”, ka thënë Abdullahu për Telegrafin.

Debati pritet të nisë nesër rreth orës 10:15.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img