7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa ekzaltohet nga shkrimi i New York Times. Ja për çka bëhet fjalë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, thotë se ndihet mirë me vlerësimin që ia ka bërë New York Times, sheshit “Nënë Tereza” në Prishtinë, raporton Express.

NYT e ka zgjedhur sheshin “Nënë Tereza”, si një ndër “Lagjet më cool në Ballkan.
Mustafa, i cili ka qeverisur për dy mandate me kryeqytetin, thotë se dhjetëra projekte të përfunduara, në kohën sa ishte në krye të Prishtinës, ia kanë ndërruar pamjen kryeqytetit kosovar.
Ky është statusi i plotë i kryeministrit Mustafa:
Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin “Nënë Tereza”, të cilin New York Times e vlerësoi si një ndër “Lagjet më cool në Ballkan”.
Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale.
Sheshi “Nënë Tereza” u ndërtua me një pasion të pashembullt të bashkëpunëtorëve të mi, sidomos të drejtorit të Infrastrukturës, Ridvan Shahini, arkitektes Luljeta Sokoli dhe drejtoreshës së Kulturës, Vlora Dumoshi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img