7.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri Mustafa i ‘dorëzohet’ Petrit Selimit

Për më pak se 10 ditë pasi ishte shkarkuar Petrit Selimi nga pozita e koordinatorit të Mileniumit për Sfidat e Mijëvjeçarit, Qeveria e Kosovës e ka anuluar një vendim të tillë, duke e lejuar Selimin ta vazhdoj mbajtjen e këtij posti.
Më 22 korrik 2016 Qeveria e Kosovës kishte shfuqizuar vendimin e vet me nr. 09/87 të 13 majit, ku Petrit Selimi ishte emëruar koordinator i Mileniumit Sfidat e Mijëvjeçarit.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pati deklaruar me këtë rast se për këtë vendim kanë marr vërejtje nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe për këtë do te shfuqizohet ky vendim. Madje zëvendësi i Mustafës, Hajredin Kuçi, ka shtuar se Mileniumi i Mijëvjeçarit do të udhëhiqet nga stafi civil, raporton Zëri.info.

Por, një vendim të tillë nuk e kishte pranuar Selimi, duke thënë se do të vazhdoj ta ushtroj postin e koordinatorit, por do të heqë dorë nga pozita e zëvendësministrit të Jashtëm.
Kjo edhe ka ndodhur sot, kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ndryshuar vendimin e 22 korrikut dhe e ka liruar Selimin nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme.
“Selimi, në përputhje me aktet ligjore, do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Qeverisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img