27.7 C
Pristina
Tuesday, July 27, 2021

Buy now

spot_img
Array

Kryeqyteti pritet të bëhet me ligj, pak para zgjedhjeve lokale!

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga ish-kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, ka vendosur ta shtyjë përpara miratimin e Ligjit për kryeqytetin, disa muaj para se vendi të hyjë në zgjedhje lokale.

Drafti i ligjit tashmë është hartuar dhe vetëm pritet të hapen dëgjimet publike rreth tij.

Me këtë dokument përcaktohet mënyra e funksionimit të kryeqendrës së shtetit, duke përfshirë edhe mënyrën e financimit të saj.

Në Projektligjin të cilin e disponon AktivPress është përcaktuar që Kryeqytetit t’i jepet një grant shtesë në lartësinë jo më pak se 4% e grantit të përgjithshëm të komunave, të përcaktuar ne Ligjin për Financat e Pushtetit Lokal, nga buxheti i Kosovës për secilin vit fiskal.

“Kjo ndarje merr si referencë vetëm vlerën e grantit të përgjithshëm të komunave dhe nuk merret nga ky grant, por nga ndarjet e tjera të buxhetit qendror”, thuhet në projektligj.

Në këtë draft janë përcaktuar edhe një sërë kompetencash që mund t’i ketë kryeqyteti jashtë atyre që i ka të përcaktuara në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Ndër të tjera, aty hynë edhe siguria publike.

“Policia themelon Drejtorinë e Policisë për Kryeqytetin, organizimi dhe funksionimi i së cilës rregullohet me Ligjin për Policinë, e cila do të ketë kompetencë vetëm në territorin e Kryeqytetit”, thuhet në Projektligj.

“Kryetari i Kryeqytetit pas aprovimit nga Kuvendi i Kryeqytetit i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, dy kandidatë për Drejtor të Drejtorisë se Policisë për Kryeqytetin”, thuhet më tej në këtë dokument.

Kuvendi i Kryeqytetit, parashihet t’i jepet e drejta që ë kërkoj nga drejtori i policisë së Kryeqytetit të informoj lidhur me gjendjen e sigurisë.

Në projektligj thuhet se: Më kërkesën e Kryetarit të Kryeqytetit, Policia e Kosovës në pajtim më ligjin për policinë, themelon njësite të veçanta duke u bazuar në nevojat e Kryeqytetit.

Ligji për kryeqytetin parashihet edhe me Kushtetutën e Kosovës.

Isa Mustafa, gjatë kohës sa ishte kryetar i komunës së Prishtinës, vazhdimisht është ankuar në Qeverinë se po e bllokon miratimin e një ligji të tillë.

Ndonëse është në vitin e tretë në krye të Qeverisë, tek tani ka vendosur ta shtyjë përpara këtë projektligj.

Në vjeshtën e sivjetme Kosova do të hyjë në zgjedhje lokale. /AktivPress/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,872FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles