10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeshefi i pezulluar i KEK-ut deklaron pasuri 1.7 milion euro, pagë vjetore 42 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i pezulluar dy javë më parë nga kjo pozitë, i cili aktualisht gjendet në paraburgim, ka deklaruar pasurinë e tij për vitin 2022 në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

I arrestuari Krasniqi, emri më i përfolur së fundmi në vend, ka deklaruar pasuri në vlerë 1.7 milion euro dhe para të gatshme kursime 10 mijë e 500 euro në bankë komerciale. Ndërsa, paga e tij vjetore e deklaruar është hiq më pak se 42 mijë e 290 euro ose 3 mijë e 524 euro në muaj.

Në regjistrin për deklarim në APK, Krasniqi ka deklaruar në pronësi banesë në vlerë 94 mijë euro, shtëpi në vlerë 154 mijë euro të trashëguar dhe tokë 2640 metra katror në vlerë 1 milion e 393 mijë euro.

 Përveç kësaj, Krasniqi në pronësi të përbashkët ka deklaruar hapsirën biznesore 32 metra katror në vlerë 28 mijë e 800 euro si dhe pasuri të luajtshme 3000 euro. Ai po del të ketë pasur investime edhe në kriptovalutë.

Ndërkohë, një muaj pas deklarimit të pasurisë, më 20 prill, Prokuroria Speciale ka arrestuar kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Krasniqi sipas Prokurorisë, është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”. Pas arrestimit, Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Nagip Krasniqit.

Derisa, as pasardhësi i Krasniqit, Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Përparim Kabashi nuk po del të jetë i varfër. Kabashi ka deklaruar pagën e tij vjetore 25 mijë e 132 euro ose pagë mujor 2 mijë e 94 euro për vitin 2022 si U.D drejtor i Njësisë Qendrore për Planifikim dhe Strategji në KEK.

Ai ka deklaruar në APK se ka në pronësi një banesë me garazhë në vlerë 74 mijë e 600 euro, shtëpi të trashëguar 22 mijë euro, truall 18 mijë euro, arë 80 mijë euro, truall tjetër 15 mijë euro. Kabashi ka deklaruar se posedon veturë të tipit “Audi” në vlerë 12 mijë e 600 euro.

Pas përfundimit të periudhës së deklarimit të rregullt të pasurisë për vitin 2022 i realizuar përmes platformës elektronike gjatë muajt mars të vitit 2023, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të premten pasdite ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë të subjekteve deklaruese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img