12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i naftëtarëve jep lajmin: Ditëve në vijim pritet të ulet çmimi i derivateve në Kosovë

Çmimi i derivateve në bursën ndërkombëtare ka shënuar ulje. Duket se i njëjti ritëm po vazhdon edhe në Kosovë javëve të fundit.

Gjatë kësaj periudhe, çmimet e derivateve në Kosovë sillen përafërsisht rreth 1.35 cent për disel dhe 1.32 cent për benzin.

Kryetar i shoqatës se naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë se çmimet e derivateve janë më të lira në Kosovë, krahasuar me çmimet në Shqipëri dhe Serbi.

Çmimet sot në Kosovë sillen përafërsisht: Dizelli 1.35 cent Benzina 1.32 cent. Në regjion: Shqipëri Dizelli 1.76 cent, Benzina 1.75 cent Serbi Dizelli 1.66 cent Benzina 1.67 cent. Çmimet kanë ra dhe janë në ramje, dihet se për dy muaj kemi ramje të derivateve 60 cent për litër“, tha ai për Insajderin.

Tutje, Berjani ka thënë se në ditët në vijim pritet të ketë rënie të çmimeve të derivateve në vendin tonë.

“Derivatet akoma janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por çmimin e përcakton BERZA dhe organizata prodhuese OPEK. Ka ramje në tregjet ndërkombëtare dhe te ne po reflektojnë ramja e derivateve. Dihet se në rritjen e shportës se qytetarit shumë markete dhe biznese të ndryshme i kanë rritë çmimet tash kemi ramje te derivateve duhet edhe shporta e qytetarit te lirohet. Në ditët në vijim pritet të ketë ramje të derivateve“, ka thënë Berjani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img