18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i PDK’së kërkon që në zgjedhjet e ardhshme ta rikthejnë pushtetin në Lipjan

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka nisur takimet me zyrtarët e partisë nëpër komuna. Ka vizituar Lipjanin dhe ka anëtarësuar 100 të rinj. Ka thënë se kjo nuk është fushatë zgjedhore. Derisa iu ka bërë thirrje zyrtarëve partiakë të punojnë më shumë për të rimarrë pushtetin në këtë komunë.

 Kadri Veseli ka marrë pjesë në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Lipjan, ku ka deklaruar se po vazhdon rritja dhe forcohet besimi i qytetarëve anembanë Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj.
Në praninë e a anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka shpërndarë libraza për më shumë se 100 anëtarë të rinj.
Veseli tha se edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK-në po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet.
“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje është obligim dhe përgjegjësi më e madhe për ne. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për të mbështetur dhe shpreh besimin për PDK-në edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore. Kjo tregon dhe është dëshmi se PDK do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme”, tha kryetari Veseli në Lipjan.
I pari i PDK-së ftoi kryesinë e Degës së PDK-së në Lipjan që të punojnë edhe më shumë që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë besimin e sa më shumë qytetarëve për ta qeverisur komunën e Lipjanit, ndërsa u zotua se lidershipi i PDK-së do të angazhohet për fuqizimin e perspektivës për të rinjtë e Lipjanit dhe gjithë Kosovës.
Ndërsa Shukri Buja, në emër të degës i falënderoi anëtarët, veprimtarët, themeluesit e degës në këtë përvjetor duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti e së tashmes dhe të ardhmes së qytetarëve, në veçanti rinisë jo vetëm të Lipjanit, por tërë Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img