9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kryetari i PDK’së: Kurti po bën pushime ekskluzive në Greqi, kur ne kemi 1500 qytetarë të helmuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot në një vizitë në qytetin e Prizrenit me kandidatin për kryetar të kësaj komune, Shaqir Totaj, e ka goditur kryeministrin e Kosovës.

Krasniqi ka thënë se gjatë kohës që ne kemi 1500 qytetarë të helmuar, kryeministri gjendet që një javë duke bërë pushime ekskluzive në Greqi.

Komuna e Prizrenit udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje në krye me Mytaher Haskukën, e që Krasniqi ka thënë i njëjti mentalit që është në këtë komunë po e shohim edhe në nivel nacional.

“Ky mentalitet dhe ky model qeverisës ne po e shohim edhe në nivelin nacional, sot e keni një kryeministër që një javë është duke bërë pushime ekskluzive në Greqi, në kohen kur ne kemi 1500 qytetarë të Deçanit të helmuar për çka ende nuk dihen edhe arsyet e këtij helmimi, shihet një model i qeverisës për 100 ditë nuk mund t’i njeh as përmend tri projekte që kanë ndodhur një model i cili ma shumë merret edhe sot e kësaj dite me një mentalitet opozitar, konfliktouz se sa me ofrimin për zgjedhje të qytetarit”, tha Krasniqi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img