12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

spot_img

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane priti ambasadorin e Republikës së Çekisë

U bisedua lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane,  Njomza Emini, priti ambasadorin e Republikës së Çekisë në Prishtinë z, Ivo Shilhaj (Ivo Šilhavý), me të cilin  bisedoi lidhur me punën e komisionit, të cilin e drejton, si dhe procesin e integrimit evropiane të Kosovës.
Znj. Emini ka falënderuar ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Çekisë për Kosovën, duke e shprehur  vullnetin për forcimin e bashkëpunimit edhe më të thellë , në të ardhmen , ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori i Republikës së Çekisë në Prishtinë, z. Ivo Shilhaj, e falënderoi deputeten për pritjen dhe vlerësoi punën e komisionit, si dhe shprehi gatishmërinë për  të bashkëpunuar me komisionin parlamentar, në fushën e integrimit evropian të Kosovës./PrishtinaPress.eu/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img