8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kufijtë e Australisë do të rihapen për turistët plotësisht të vaksinuar, për herë të parë pas dy vitesh

Australia ka njoftuar rihapjen e kufijve të saj për turistët e vaksinuar dhe mbajtësit e tjerë të vizave për herë të parë në pothuajse dy vjet.

“Nëse jeni të vaksinuar dyfish, ne ju mirëpresim përsëri”, ka thënë kryeministri Scott Morrison.

Rihapja, më 21 shkurt, do të jetë një lajm i mirëpritur për shumë sektorë, përfshirë arsimin ndërkombëtar, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Australia ka pasur disa nga kontrollet më të rrepta kufitare në botë gjatë gjithë pandemisë së coronavirusit.

Në mars të vitit 2020, qeveria mbylli kufijtë. Vendi ndaloi shumicën e të huajve që të hynin në vend dhe vendosi kufizime për mbërritjet totale për të ndihmuar në luftimin e Covid-19.

Ndërkohë vetëm disa studentë ndërkombëtarë dhe migrantë të kualifikuar janë lejuar të hyjnë në vend që nga dhjetori i kaluar.

Që nga fillimi i pandemisë, Australia ka zbatuar masa të rrepta për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së infeksioneve Covid – madje duke ndaluar njerëzit e saj të largohen nga vendi vitin e kaluar.

Vendi ka raportuar deri më tani më shumë se 2.7 milionë raste të coronavirusit dhe 4,248 vdekje të lidhura me Covid-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins. Gati 80% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img