10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kulla e Sahatit që dëgjohej 12 kilometra larg

Avdullah Kërçagu e mban mend ndryshe Kullën e Sahatit në Rahovec. Më shumë sesa për ta matur kohën, në fëmijëri, për të dhe bashkëmoshatarët e tij ajo ishte hapësirë loje. Shtëpia e tij e vjetër ka qenë fare pranë këtij monumenti, në lagjen e vjetër “Gradina”, siç njihet nga vendasit – të këtij qyteti në jugperëndim të Kosovës.
“Ende e kam në vesh tingullin e kambanës kur binte. Kishte shumë vizitorë që vinin për ta parë nga mbarë bota, dhe ne si fëmijë vraponim për t’u njoftuar me ta”, kujton Kërçagu tash 56-vjeçar, shkruan sot Koha Ditore.
E Kulla e Sahatit, e bërë me gurë, është aty për më shumë se dy shekuj. Është ndërtuar në vitin 1791. Orën e ka treguar edhe me kambana, që thuhet të jenë dëgjuar shumë larg nga aty, madje deri në 12 kilometra.
Monumenti në pikë strategjike
Shumë studiues janë marrë me monumentin e shekullit XVIII. Kosova nuk ka shumë të tillë, e ai i Rahovecit është unik edhe për faktin se e ruan origjinalitetin e vet. Historikun e Kullës së Sahatit e grumbulloi edhe Kadri Durguti, orientalist, e përgjegjës për trashëgiminë kulturore në qytetin e lashtë, transmeton Prishtinapress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img