15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kur ai e meriton një shans të dytë?

Askush nuk të thotë që çdo djalë me të cilin je shoqëruar meriton një shans të dytë, por ky mund të jetë rasti i jetës, të cilin, nëse e do vërtet me zemër, duhet të vendosësh edhe kush duhet ta japë shansin e dytë.

Nëse akoma po pyet veten për këtë gjë, më poshtë janë disa shenja që të tregojnë se duhet t’i japësh edhe një shans të dytë (shpresojmë që kjo ndjesi të jetë e përbashkët).

Analizon shumë çdo situatë

Edhe pse marrëdhënia ka marrë fund, ti nuk resht së menduari se si shkoi gjithçka aq keq, rishikon çdo mesazh, analizon çdo argument, çfarë bëri ai gabim dhe si i hodhe poshtë të gjitha. Ndoshta, thjeshtë ndoshta, nëse do të ishe pak më e duruar, ju do të ishit akoma bashkë.

Nuk pushon së foluri për të

Të gjitha mikeshat e tua e dinë shumë mirë që sa herë do të ulesh me to, ngado të vërtitet biseda, është e pamundur të mos shkojë tek ai. Nuk pushon së treguari për të dhe e gjen gjithmonë lidhjen për ta bërë pjesë të bisedës.

Shoqet të rekomandojnë të kthehesh

Hmm, nëse ti je ende me pikëpyetje, kjo gjendje bëhet edhe më e vështirë nëse në lojë futen edhe shoqet, të cilat vijojnë të thonë të njëjtën gjë” “si u ndatë ju të dy, pse nuk i jepni njëri-tjetrit edhe një shans?”

Fotografitë me të janë gjithandej

Në çdo kënd të shtëpisë, në tavolinën e zyrës, në ekranin e kompjuterit, shkruan revista class. Nëse nuk i ke ndryshuar akoma fotot, është e qartë që nuk je akoma gati për të thënë “lamtumirë”

Vijon komunikimin me të në rrjetet sociale

Në Facebook-un e tij ke njëlloj çasje si edhe më parë, madje tani edhe më tepër për të ditur çfarë bën kur nuk është me ty, por sidomos kontrollon çdo ndryshim që mund të ketë bërë me statusin civil.

Vazhdon t’u flasësh edhe familjarëve apo miqve të tij në rrjetet sociale

Nëse ish-i nuk ka postuar asgjë të re në FB, Twitter apo Instagram, mendja të shkon të pyesësh të gjithë rrethin e tij të ngushtë. Kështu, hapi i radhës është të mësosh nga të afërmit.

Bluza që ka harruar në shtëpi është këmisha e preferuar e natës

Ka një aromë shumë të mirë. Është fiks si ai kur ishte në krahun tënd.

Nuk e ke ndryshuar statusin në FB

Është shumë e vështirë për dikë të kalojë nga “in a relationship” në “single,” kështu që të gjithë do e dinë që ti vazhdon të jesh në një marrëdhënie. Por kështu i lë edhe atij të kuptojë se ka akoma shanse.

Numri i tij është akoma #1 në listën e kontakteve

Për shumë arsye, ti nuk mund ta fshish numrin, por as ta zhvendosësh nga lista e kontakteve./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img