16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Kur Trump kishte dështuar në Rusi

Presidenti i ri amerikan Donald Trump ishte përpjekur disa herë të bënte biznes në Rusi, por asnjë herë nuk kishte pasur sukses.

Për herë të parë, siç shkruan gazeta e Beogradit “veçernje novosti”, Trump, Moskën e kishte vizituar në vitin 1987. Në memoaret e veta ai këtë udhëtim e kishte quajtur “përvojë fantastike”.
Trump kishte shkruar se kishte qëndruar në hotelin “Nacional”, afër Kremlinit, në qendër të Moskës në “Dhomën e Leninit”. Gjatë atij udhëtimi ai kishte folur me udhëheqës të Komitetit Shtetëror për Turizëm të Huaj të BRSS-së (Bashkimi i Republikave socialiste sovjetike). Me këtë rast, ishte biseduar për ndërtimin e një hoteli luksoz në qendër të kryeqyteti rus. Në fund nga kjo nuk pati asgjë.
Disa vite më pas, në dhjetorin e vitit 1996, Trump bisedoi me zëvendësprefektin e Moskës të ngarkuar për ndërtim, Vladimir Resin për rikonstruktimin e hoteleve “Rusia” dhe “Moska”. E gjithë puna ishte e vlefshme 300 milionë dollarë. As atëherë nuk ishte arritur marrëveshja. Për këtë çështje ishte folur edhe në vitin2004, por as atëherë për asgjë s’u arrti ndonjë marrëveshje.
Në vitin 2007, kompania “Drinks Americas holdings”, e cila kishte nënshkruar marrëveshje me Trumpin, u përpoq ta plasonte në tregun rus brendin “Trump vodka”. Në bazë kësaj marrëveshjeje, në nëntor në Moskë, arriti dërgesa e parë që doli të jetë edhe e fundit e dymijë pakove me “Trump vodka”. Çmimi ishte shumë i lartë, 40 dollarë për shishe. Ky brend vodke e ka ndërprerë prodhimin po atë vit.

Në qershorin e vitit 2008 “Trump organization” kishte publikuar se planifikonte ndërtimin e banesave elitare dhe të hoteleve në Moskë, Shën Peterburg dhe në Soçi . Për këtë kishte folur edhe djali i Trumpit në tubimin “ Patundshmëritë në Rusi”. Firma e Trumpit kishte udhëhequr bisedimet për ndërtimin e 58 katëshes të ngjashme me atë një New York që quhet “Trump Tower”.
Në nëntorin e vitit 2013, Donald Trump e kishte vizituar Moskën dhe atje e kishte mbajtur “Zgjidhjen e Misit të Botës”. Para kësaj, ai kishte bërë marrëveshjen me pronarin e “Crocus group” Aras Agalarov për të drejtat ekskluzive në transmetimin e konkursit në Rusi dhe në ish –republikat sovjetike. Me Agalarovin Trump zhvilloi biseda edhe për ndërtimin një shumëkatësheje, e në Podmoskovlje dhe planifikuan të ndërtonin apartamente. Trump atëbotë kishte planifikuar të takohej edhe me kryetarin Putin, por takimi ishte anuluar në momentin fundit.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles