21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti “amniston” Radojçiqin, përmend në status vetëm emrin e Zvonkos

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e grupit të organizuar kriminal në krye me Zvonko Veselinovic që vepron në veri të Kosovës.

Por, ajo që bie në sy dhe që është një detaj tejet i rëndësishëm në postimin e Kurtit është që ai nuk kishte përmendur askund edhe koke kryesore të grupit kriminal në veri, Milan Radojciq, emri i të cilit u përmend në listën e zezë të ShBA-së bashku me Zvonko Veselinovic.

Për dallim nga Veselinovic, Radojciqit mbanë edhe një post politike madje po në qeverinë e udhëhequr nga Kurti, ai është nënkryetare i Listës Serbe, parti kjo që është pjese e qeverise se Kurtit.

Kjo parti tolerohet nga Kurti edhe përkundër që shpërfill institucionet, rasti i fundit ishte kur Goran Rakiq në veri ishte udhëheqës i barrikadave por megjithatë kësaj Kurti nuk e shkarkoj edhe përkundër kritikave publike.

“Përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve në mes Kosovës dhe Serbisë, ky grup është dëshmia më e mira se krimi në veriun e Kosovës është realitet i përditshëm që cenon ligjshmërinë e të drejtat, lirinë dhe të mirat e qytetarëve. Vendimi i sotëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës vërteton legjitimitetin e veprimeve të Policisë së Kosovës javë më parë në komunën veriore të Mitrovicës kundër kontrabanduesve të mallrave ilegale”, shkroi Kurti.

Sot, Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja ka targetuar 16 individë nga 24 entite në disa shtete të Evropës dhe Hemisferës Veriore, në mesin e tyre edhe Zvonko Veselinoviqin dhe grupin e tij të krimit të organizuar si përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img