14.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti falënderon eurodeputetët për qëndrimin pozitiv për liberalizimin e vizave

Takimet gjatë ditës së parë të qëndrimit në Strasburg, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i vazhdoi me përfaqësues nga grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D).

Eurodeputetja spanjolle Iratxe Garcia Perez, njëherësh drejtuesja e S&D së bashku me eurodeputetin nga Kroacia Tonino Picula dhe zëvendëskryetarin për Punët e Jashtme në S&D, Pedro Marques, e pritën në takim kryeministrin Kurti.

“Eurodeputetja Garcia Perez mirëpriti lajmin pozitiv në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në emër të Grupit të Social Demokratëve në Parlamentin Evropian, ajo u shpreh e gatshme për të punuar së bashku në mbështetje të kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti e falënderoi grupin e Social Demokratëve për mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Kosovës në proceset e integrimit evropian dhe veçanërisht në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, të cilët ishin të parët që e përkrahën publikisht në momentin e aplikimit.

Ai shtoi se prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë punësimi dhe drejtësia, e po angazhohemi të arrijmë rezultate inkurajuese në fusha e sektorë me rëndësi për zhvillimin e vendit.

Raportet ndërkombëtare dhe indikatorët ekonomikë në dy vitet e fundit janë dëshmi e progresit dhe e drejtimit drejt këtyre dy prioriteteve.

Ndërkaq, marrëdhëniet me BE-në i kemi përforcuar duke përafruar edhe më tej politikën tonë të jashtme me atë të BE-së dhe duke iu bashkëngjitur sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Republika e Kosovës, krahas sanksioneve ndaj Rusisë dhe solidarizimit me Ukrainën, është aktualisht vend nikoqir i 11 gazetarëve ukrainas të cilët po banojnë dhe veprojnë në kryeqytetin e vendit përmes programit JiR të mbështetur nga Qeveria.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img