5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

“Kurti fitoi ndryshimin kozmetik për Asociacionin”

Rreth takimit trepalësh në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku palët u pajtuan për Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazë, opinionisti dhe studiuesi Agon Maliqi, vlerëson se Kurti morri “ndryshimin kozmetik (grimin) mbi Asociacionin” ndërsa Vuçiq “mungesën e nënshkrimit” si narracion të “mosdorëzimit historik” para popullit serb, përcjell Insajderi.

“Kurti e fitoi ndryshimin kozmetik (grimin) mbi Asociacionin, të cilin si përmbajtje ashtu kështu e kishte arrritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vuçiq e fitoi mungesën e nënshkrimit si narracion të “mos dorëzimit historik” para popullit serb, për ta vazhduar shitjen e iluzioneve dhe mbajtur peng rajonin. Perëndimorët e dorëzuar përballë distancës së palëve e fituan lajmin se po bëjnë diçka”, shkroi Maliqi në Facebook.

“Maratona e Ohrit” përfundon me “Sprintin e Asociacionit”, krejt çka ndodhi dje në Ohër

Reagimi i Agon Maliqit:

Kurti e fitoi ndryshimin kozmetik (grimin) mbi Asociacionin, të cilin si përmbajtje ashtu kështu e kishte arrritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Vuçiq e fitoi mungesën e nënshkrimit si narracion të “mos dorëzimit historik” para popullit serb, për ta vazhduar shitjen e iluzioneve dhe mbajtur peng rajonin. Perëndimorët e dorëzuar përballë distancës së palëve e fituan lajmin se po bëjnë diçka.

Ndërkohë Kosova dhe Serbia, pasi e humbën një dhjetëvjeçar duke u sillur nëpër rrethin e manipulimeve të politikanëve mbi tema patriotike, e fituan edhe një marrëveshje parimisht pozitive, por vështirë të garantueshme – të varur dhe ndërlidhur me procesin e integrimeve europiane të Serbisë, i cili po ecën me shpejtësinë e breshkës. Me fjalë të tjera, e fituam vazhdimin e procesit me shpresën (por jo edhe garancinë) se gjithçka përmbyllet sivjet.

Se sa ia vlejti e gjithë kjo megjithatë mbetet të shihet nga ajo nëse në ndërkohë Kosova gjatë kësaj kohe e përfiton ndonjë njohje nga vendet e NATO/BE, apo nëse na hapen rrugët për në NATO dhe Këshill të Evropës. Sidoqoftë, ajo që mbetet e sigurt është se Kosova e ka humbur kot një dhjetëvjeçar nën ethet e popullizmit për t’u rikthyer aty ku ishte, për t’iu lutur aleatëve për disa përfitime që i kishte në tavolinë si ofertë para shumë vitesh. Mbi të gjitha, Kosova po e paguan koston e keqleximit të momentit të favorshëm gjeopolitik nga lufta në Ukrainë dhe shpenzimit të krediteve politike ndaj aleatëve me aventurat e pa krye dhe të pakoordinuara në veri. Shpresoj që ky të jetë edhe fundi i qeverisjes me logjikën populliste dhe foshnjore të komandant tastaturave.

P.S. Nuk e di nëse ka ndonjë aneks në marrëveshje ku na kërkohet falje neve “tradhëtarëve” por do të ishte e udhës. Nuk keni nevojë me e nënshkru, edhe ne si BE-ja po e marrim si të mirëqenë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img