7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të partisë, u flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi

Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbajtur një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe mërgatë ku prezent ishte edhe kryeministri Albin Kurti. 

Kurti u ka folur atyre edhe rreth aktualitetit politik dhe – siç njofton Vetëvendosje – debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.

“Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së. Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”, thuhet në njoftim.  

Në këtë mbledhje morën pjesë edhe sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe kryetari i Organizatës së Rinisë për VETËVENDOSJE! (RVV), Behar Jashari.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img