15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti ka mbërritur në Ohër, Vuçiqi akoma jo

Kanë mbërritur delegacionet e mëdha që do të jenë pjesë e takimit në mes kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Rreth orës 18:00 në Ohër ka mbërritur shefi i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e pas pak çastesh pritet që në Aeroportin e Ohrit pritet të mbërrij presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Pas vendosjes në Ohër, sonte krerët e shteteve do të kenë takime e telefonata me palët e interesit në procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë.

Tashmë është e konfirmuar se në takimin e nesërm në tavolinën e bisedimeve do të jetë aneksi i planit të zbatimit të Planit Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img