18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti lavdëron sërish UÇK-në: Ua futi tmerrin forcave serbe,

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, në shënim të 24-vjetorit të rënies heroike të 27 dëshmorëve dhe vrasjes së 16 martirëve.

Kurti tha se bëhet fjalë për një betejë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, të cilët më pastaj në fshatin Makoc, e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e kësaj beteje mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

Ai tha se si institucione të Republikës, si politikanë përfaqësues, si qytetarë të këtij vendi u jemi përjetë mirënjohës e falënderues, por gjithashtu shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale, por gjithashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e për ndëshkim për kriminelët.

Nga Mareci, kryeministri bëri homazhe në Makoc, në masakrën më të madhe në komunën e Prishtinës, ku ndërmjet datave 19 dhe 23 prill, u vranë gjithsej 115 civilë, fëmijë e pleq, që është një dëshmi e radhës së gjenocidit të Serbisë, që u mundua ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e veta stërgjyshore.

Bashkë me kryeministrin Kurti në homazhe ishin edhe Ministri i Shëndetësisë/njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aktivistë të tjerë.

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, bëri homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve, si dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi, në lagjen Velania të kryeqytetit. Konjufca bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në disa fshatra të Gollakut dhe të regjionit të Prishtinës.

Kreu i Kuvendit nderoi të rënët që prehen në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Makoc të Prishtinës, për të vijuar në varrezat e fshatit Ribar i Vogël të Lipjanit.

Bëhet e ditur se Konjufca, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bëri nderim edhe te monumenti memorial i masakrës në fshatin Dyz.

Gjatë bashkëbisedimit me familjarë të të rënëve, Konjufca tha se pa sakrificën e dëshmorëve e të martirëve liria dhe shteti i Kosovës nuk do të arriheshin.

“Të gjitha këto masakra janë akte të qarta të gjenocidit që shteti i Serbisë ushtroi mbi popullin shqiptar të Kosovës. Qëllimi ishte shfarosja e popullit tonë, meqenëse nuk u kursyen as fëmijë, gra e pleq. Për të gjitha këto krime asnjëherë nuk do të pushojmë së kërkuari drejtësi”, tha kryetari Konjufca./PrishtinaPress/

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img