15.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Në disa raste, qeverisja lokale po përdoret për opozitë ndaj nivelit qendror

Kryeministri i Kosovës, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka njoftuar se nga Komisioni i Granteve ka ndarë mbi 742 milionë euro për buxhetin komunal.

Ai tha se dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjen lokale, ndërsa sot po ndodh e kundërta.

“Javën tjetër do të mbajmë takimin e radhës të përbashkët me kryetarët e komunave, të katërtin deri më tani, me qëllim mirëmbajtjen e komunikimit mes nivelin qendror dhe atij lokal dhe për të diskutuar për çështjen me interes për qytetarët… Këto janë dëshmi të forta sepse janë fakte të qarta të mbështetjes dhe gatishmërisë për bashkëunim të afërt të Qeverisë me Komunat. Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë, gabim është edhe tani, bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, tha Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img