13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nuk e mohoj Asociacionin, por “nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, një ditë para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër, ka thënë se nuk e mohon Asociacionin si marrëveshje të obligueshme për Kosovën.

Kurti ka theksuar se ai do të ketë konsideratë për marrëveshjet e arritura deri tani, një gjë që tha se e ka bërë të ditur edhe në takimin e 18 gushtit në Bruksel, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Unë edhe në propozimin që kam bërë më 18 gusht të vitit të kaluar si një kornizë e përgjithshme e marrëveshjes, kam thënë se do të kemë konsideratë shumë serioze dhe të sinqertë për marrëveshjet e arritura deri më tani, dhe duhet t’i shohim ato në mënyrë të përpiktë dhe unë kam pranuar që ato marrëveshje, si një trashëgimi për paraardhësit e mi, paraqet dakordimet e Kosovës që do të duhet të zbatoheshin”, deklaroi Kurti në AlsatM.

I njëjti tha se nuk pajtohet që Asociacionit t’i jepet prioritet, pasi tha se të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel, nga 2011-ta deri në 2015-ën, duhet trajtuar njësoj.

“Mirëpo nuk jam për, që nga 39 marrëveshje, të vendoset njëra në krye ose e para. Sepse ato marrëveshje nuk kanë as hierarki vlerore, as hierarki logjike. Ato kanë rend kronologjik. Pra, nuk i përjashtoj ato, asnjërën prej tyre”.

“Nuk e mohoj Asociacionin, që është një dakordim paraprak mirëpo, në anën tjetër, nuk mund ta nxjerrim, siç themi ne, qerren para kalit”.

Sidoqoftë, shefi i ekzekutivit i pati edhe disa kritika, kur tha se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e Asociacionit.

“Pika 14 e marrëveshjes së Asociacionit thotë që Kosova dhe Serbia, as nuk bën ta pengojnë njëra tjetrën për integrimin evropian, dhe as të inkurajojnë të tjerët për një gjë të tillë. Çfarë ka bërë presidenti i Serbisë në vitin e kaluar, me 10 dhjetor i ka dërguar pesë letra, pesë shteteve mosnjohëse, mos e pranoni aplikacionin zyrtar të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që unë e dorëzova pesë ditë më vonë”.

“Marrëveshja më e dashur e tyre, për të cilën insistojnë dhe trumpetojnë gjithandej, në njërën anë, nuk e ka kaluar Gjykatën Kushtetuese si test, dhe në anën tjetër është shkelur prej vetë atyre”.

Kurti u shpreh i hapur që, megjithatë, këto marrëveshje të diskutohen, për të pasur zgjidhje në dialog.

“Por, unë mendoj që të gjitha këto gjëra duhet t’i diskutojmë… për të gjetur zgjidhje për dialogun në vijim”, theksoi Kurti. /Reporteri.net/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img