15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti para takimit të Ohrit: Jam i interesuar për marrëveshje!

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur se është i interesuar për marrëveshje, një ditë përpara takimit të Ohrit, ku përballë do ta ketë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti tha se në Ohër nuk do të mund të ketë kapitullim të Serbisë, pasi sipas tij, kjo tashmë ka ndodhur në Kumanovë më 9 qershor të vitit 1999.

Kreu i ekzekutivit komentoi deklaratat pesimiste të presidentit serb, për të cilat tha se kjo nuk është qasje konstruktive.

“Edhe unë e dëgjova këtë deklaratë që refuzohet apriori refuzimi i një marrëveshje në Ohër. Unë nuk mendoj që kjo është qasje konstruktive dhe që dëshmon përkushtim. Nuk po them që nëse nuk ka nënshkrim atëherë kemi nënshkruar mosmarrëveshjen, por nuk mund të them se edhe pa nënshkrim mund të quhet marrëveshje me gjithë mend”, është shprehur Kurti për AlsatM.

Tutje, ai tha se përkushtimi e kreativiteti nga pala nuk do të mungojnë, teksa shtoi se “këtë nuk mund ta garantoj edhe për palën tjetër”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img