18.1 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Kurti pas takimit me Stoltenbergun kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryeministri Albin Kurti, pas takimit që ka zhvilluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai në një konferencë për media të mbajtur bashkë me Stoltenberg, ka thënë se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën

“Kemi një vizion të qartë, ne kërkojmë anëtarësim në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që vendet anëtare na kanë dhënë ne. Jemi të gatshëm që të kontribuojmë në çdo operacion të NATO-s, me të gjitha kapacitetet tona”.

“Kërcënimet rreziqet dhe sfidat që NATO-ja i përballon sot ndjehen edhe nga vendi jonë. Institucionet kanë arsye të jenë vigjilent në agjendën e dëmshme ruse për Ballkanin dhe Evropën. Qeveria dhe populli i Kosovës e mirëpret besimin dhe përkushtimin tuaj për paqe të qëndrueshme dhe sigurinë”, është shprehur kryeministri Kurti.

Ndërkaq sekretari Stoltenberg ka ripërsëritur se në rast të rrezikimit të stabilitetit të Kosovës, misioni i KFOR-it është i gatshëm të intervenojë.

“Veprimet tona do të jenë të matura, dhe do të bëjmë çdo gjë që do të jetë e mundur për të mundësuar që të mos ketë përshkallëzim të situatës në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img