9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për tabelat ilegale: Jemi treguar zemërgjerë, duhet të respektohet ligji!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është deklaruar rreth afateve kohore të targave ilagale serbe në veri të vendit.

Sipas tij, Qeveria që udhëhiqet nga ai, mjaftueshëm është treguar zemërgjerë.

“Tri javë vërejtje qortime, po i afrohemi numrit të 2000 të vërejtjeve asnjë incident, pastaj 2 muaj gjobitje, jo konfiskim. Ne nuk e negociojmë vendimin.

Vendimi ynë vjen 2 muaj pas dështimit të negociatave 6 mujore që ka refuzuar 8 opsionet për targat. Ne jemi treguar zemërgjerë si Qeveri. Nuk kënaqemi teksa gjobisim, asnjë polic nuk gëzohet teksa gjobit. Nuk është dëshirë gjobitja por është detyrë.

Nuk mund të jenë dorëheqjet dhe kthimet në institucione çështje të pazareve sepse të gjitha janë të rregulluara me ligj. Deputetët e Listës serbe dolën nga institucionet dhe të tjerët u kthyen dhe bënë betimin. Kjo është mënyra se si kthehet në insticione, duke respektuar kushtetutshmërinë, rregullat, procedurat.Ne nuk jemi shtet diktatorial që vendos kush ku shkon dhe si kthehet.

Sot në Bruksel ndodhet zv/kryeministri, Besnik Bislimi, mbase do të ketë takim për përpjekje që brenda 48 orëve të arrihet dakordimi. Ne e kemi vullnetin dhe qëllimin e mirë. Evropa është kontinenti ynë, integrimi në BE nuk është vetëm bashkim në familjen evropiane por edhe bashkim me familjet tona. S’kemi as inate e hatërmbetje nuk mendojmë dhe flasim me cinizëm dhe me ironi. Por me të vërtetën dhe të drejtën tonë”, ka thënë Kurti. /Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img