-0.9 C
Pristina
Saturday, January 28, 2023

Buy now

spot_img

Kurti përshëndetet me ambasadorin turk, flet për raporte të thella me Turqinë

Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar.

Kurti e ka falënderuar ambasadorin turk për angazhimin në thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin në Kosovë. Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Në takim u tha se “lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”, sipas ZKM-së.

Në qershor të vitit të kaluar, kryediplomati turk, Mevlut Cavusoglu ishte në Kosovë dhe ishte takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img