13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua nga Serbia pa u lexuar

Kryeministri Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media.

Kurti tha se ka propozuar një marrëveshje të paqes që ishte e balancuar, por nuk u pranua nga Serbia.

“Propozova fillimisht një marrëveshje të shkruar me gjashtë nene të një deklarate të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje”, ka thënë Kurti.

“Gjithashtu zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që që paraqesin 11 barriera tregtare që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat”.

Kurti thotë se janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim të delegacioneve, ndërsa një tjetër takim midis krerëve në shtator.

Kryeministri theksoi se te pika për të pagjetur insistuam që të futet edhe togfjalëshi “ballafaqimi me të kaluarën”.

“U pranua propozimi nga Borrel, por jo edhe nga Vuçiq i cili nuk pranoi që të diskutohet kjo pikë. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm dhe më vjen keq që nuk u pranua nga Serbia që edhe ky togfjalësh të përfshihej”, tha ndër të tjera Albin Kurti.

Ky ishte takimi i dytë Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut në Bruksel.

Ndërkaq, dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në mars të vitit 2011, fillimisht në nivel teknik.

Në tetor të vitit 2012, ky proces kaloi nga niveli teknik në atë politik, kur kryeministrat e atëhershëm, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq nisën negociatat.

Në prill të vitit 2013, palët arritën Marrëveshjen e Brukselit, por shumica e marrëveshjeve që janë pjesë e saj, ende nuk janë zbatuar.

Kosova heziton që ta zbatojë Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit për shkak se kjo marrëveshje, nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte thënë se nuk është në përputhje me aktin më të lartë juridik të Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img