9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Kurti takohet me ministrin danez, diskutojnë për bashkëpunim në fushën e drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Drejtësisë të Mbretërisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, si dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar për Legjislacion.

I shoqëruar nga zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu si dhe ambasadori i Kosovës në Danimarkë​, Faruk Ajeti, Kryeministri njoftoi të pranishmit me të arriturat e Republikës së Kosovës në fusha të ndryshme, të evidentuara edhe nga organizatat ndërkombëtare prestigjioze si Freedom House, World Justice Project e Transparency International. Ai potencoi që Qeveria e Republikës së Kosovës mbështetet në parimet e sundimit të ligjit, pluralizmit politik e të drejtave të njeriut, si vlerave thelbësore të një shoqërie demokratike.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e drejtësisë, përfshirë zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e tregtisë dhe investimeve direkte.

Kryeministri falënderoi Ministrin Hummelgaard dhe anëtarët e pranishëm të Parlamentit danez për mbështetjen e Mbretërisë së Danimarkës ndaj Republikës së Kosovës në rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img