14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Të premten thoshin “ubi, ubi”, këto nuk janë protesta paqësore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se protestat e serbëve në Veriun e Kosovës nuk janë paqësore, për këtë shton ai “njësitet speciale nuk mund të tërhiqen përderisa ka turma jashtë”.

Gjatë një interviste për “Konfront” të KTV-së, Kurti ka thënë se sikur të protestonte populli atëherë protesta do të ishte paqësore.

“Kemi dëgjuar gjatë protestave ubi, ubi, si mund të jetë paqësore? Aty ku njerëz që shkruajnë grafite të shkronjës z të invazionit rus në Ukrainë, si dhe njerëz që e duan Millosheviqin e Putinin”.

Më tutje, Kurti ka thënë se shkalla e rrezikshmërisë është e lartë vetëm rreth objekteve të komunave. Por shton se gjendja në zona të tjera të Veriut është e zakonshme.

Këtë Kurti e përdor si argument që protestat po organizohen nga bandat kriminale serbe. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img