14.8 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Vaksinimi dhe zbatimi i masave kanë filluar të japin rezultatet, vepruam sipas rekomandimeve të IKSHPK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se rritja e rasteve e vdekjeve dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka qenë e befasishme dhe të paparashikuar. Kurti nëpërmjet një video-mesazhi tha se si qeveri po marrin përgjegjësinë që ju takon dhe se masat e ndërmarra dhe vaksinimi kanë dhënë rezultate.

Ndërsa ka nënvizuar se nëse do të merreshin masa antiCOVID-19 gjatë muajit qershor dhe korrik kur numrat e rasteve të reja ishin më të ulëta, atëherë do të kishte reagime të shumta.

“Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe, por të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë edhe sot ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i ulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”.

Përshembull me 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur me 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse me 28 gusht, pra 15 ditë më vonë 36 të vdekur. Rritja ishte e befasueshme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit Delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë. Ne morëm masa dhe po veprojmë në kohë reale. Si qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë siç na takon dhe jemi në krye të detyrës. Këtë po e bëjmë me përkushtim më të madh”, tha Kurti.

Kurti u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen duke thënë edhe se përhapja e variantit Delta nuk është progresive por eksplozive.

“Vaksinimi dhe zbatimi i masave që ka vendosur qeveria, kanë filluar të japin rezultatet. Brenda javës së fundit kemi zvogëlim të rasteve aktive për 25 përqind. Pozitiviteti i rasteve ka rënë në 6.48 përqind. Numri i pacientëve në spitale ka rënë me 13.4 përqind. Rreziku, vuajtjet, dhimbja mbeten mes nesh, ndërkohë që ne po bëjmë çka është e mundur për t’i zvogëluar ato me vaksinat që kemi siguruar, do të kalojmë më lehtë se shumë vende të tjera, sepse është vërtetuar që vaksinimi ia zvogëlon shumë kapacitetin virusit”.

Besojuni profesionistëve, por edhe të afërmve tuaj që kanë pasur përvojë me COVID-19. Përhapja e variantit Delta nuk është progresive por eksplozive. Infektimi sjell rrezik të lartë dhe vaksinimi e zvogëlon atë rrezik deri në 95 përqind. Vaksinimi dhe testimi, maska, distanca dhe higjiena na mundësojnë dhe sigurojnë dalje nga kriza e pandemisë nga kjo emergjencë shëndetësore”, tregoi Kurti.

Kurti tregon edhe se janë të administruara 1 milion doza të vaksinës, për çka edhe fton qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img