5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Kusari-Lila: Alternativa po shtrin rrënjët në të gjitha komunat (Video)

Themeluesja e lëvizjes së re politike në Kosovë, Alternativa, Mimoza Kusari-Lila tha në një intervistë për Zërin e Amerikës, se këshillat organizative të kësaj force politike janë krijuar në disa komuna.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, që ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara tha se Alternaiva është funksionale në Gjakovë dhe ka filluar përgatitjet në Ferizaj, Istog dhe komuna të tjera me synimin për t’u bërë funksionale në Prishtinë dhe gjithë vendin.
“Ajo ç’ka ne synojmë është të kemi një forcë politike e cila lidhet kryesisht në parimet e mirëfillta të qeverisjes, por gjithashtu e cila ka synim që të jetë programi forca udhëheqëse dhe jo individët, si zakonisht ka ndodhur në Kosovë këto vitet e fundit, ku çdo lëvizje në nivel nacional është lidhur me emrin apo pozicionin e një individi”, tha ajo.
Zonja Kusari-Lila tha se nisma e re lindi nga nevoja për një forcë të re, në kushtet e pakënaqësisë me partitë ekzistuese.
“Flasim për një mendësi të re politike, jo domosdoshmërisht vetëm gjeneratën e re politike, domethënë ne mund të jemi në moshë të mesme me disa vite përvojë në politikë por ka edhe të tillë që kanë më tepër vite dhe që për herë të parë kyçen në politikë, apo edhe të tjerë që janë të pakënaqur me atë që kanë në kuadër të subjekteve aktuale politike”, tha zonja Kusari-Lila.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img