20.7 C
Pristina
Saturday, May 28, 2022

Buy now

spot_img

Kuvendi i pushimit, sefasë dhe rrogave të pamerituara

Në vitin 2016 Kuvendi i Kosovës ka mbajtur gjithsej 35 seanca plenare. Sezoni i ri i Kuvendit ka nisur me vonesë, pas afër dy muajsh pushim për deputetët. Gjatë gjithë muajit janar, kuvendi nuk e ka ditur datën e seancës së nisjes së punimeve. Por, edhe kur nisi sezonin, e nisi me shtyrje.

Pas mbledhjes së parë të kryesisë, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në vitin 2016 pret dialog politik.

“Besoj që e kemi marrë mësim nga ajo që kemi kaluar, nuk dua të predikoj as pozitën e as opozitën, por të gjithë bashkërisht, sepse e kemi lodhë popullin, njerëzit nuk janë të kënaqur me ato se çka shohin, pavarësisht se a janë pozitë a opozitë, sepse kanë qejf me pa seriozitet pak ma shumë, njerëzit kanë qejf me iu përmirësuar jeta e tyre,” kishte thënë Veseli.

E gjatë gjithë vitit, debati politik mes pozitës e opozitës nuk u konsolidua kurrë. Edhe disa tentativa që krerët e pozitës e opozitës të bëhen bashkë në çështjet me rëndësi për vendin, rezultuan pa sukses.

Referuar sekretariatit të Kuvendit, në mungesë kuorumi janë shtyrë 6 seanca plenare.  Veç kësaj, ka edhe seanca të cilat kanë nisur, por në mungesë kuorumi janë shtyrë dhe nuk janë votuar projektligje dhe rezoluta.

Shpesh herë deputetëve u është tërhequr vërejtja që nuk do t’i marrin mëditjet nëse nuk rrinë deri në fund të seancave për të votuar. Por, kjo nuk ishte marrë parasysh nga ta, e kuvendi shpesh ka mbajtur seanca fillim-e-fund pa vonesa, pa ndërprerje e në fund votimet kanë dështuar në mungesë kuorumi.

Herë në mungesë kuorumi e herë në mungesë votash, në kuvend kanë dështuar të votohen  një sërë rezolutash. Kujtojmë propozim-rezolutat për kodin telefonik dhe për gjendjen në veri të vendit, të cilat në mungesë kuorumi u shtynë por votim, por edhe kur u mblodhën deputetët ato nuk kaluan.  E është votuar e modifikuar “rezoluta e butë” për Nehat Thaçin, i cila u plotësua  disa herë . Por, edhe në rastet kur ato janë votuar, pozitë e opozitë janë ankuar që rezolutat nuk po zbatohen.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles