28.3 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Kuvendi i Shqipërisë rrëzon kërkesën për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë

Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar sot kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehu për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Srebrenicë në Bosnjë-Hercegovinë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se nuk mund të pranohet kërkesë për rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë nga ish-Presidenti Sali Berisha i cili sipas Ballës ka shkelur embargon kundër Jugosllavisë gjatë kohës së luftës duke lejuar furnizimin me naftë të ushtrisë serbe.

Ndërkohë gjatë kohës së votimit, Berisha filmoi deputetët që votuan kundër.

Berisha deklaroi se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet.

Ai hodhi akuza ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur një Putini të vogël që është i gatshëm për gjenocide.

Në fjalën e tij Tritan Shehu e ka quajtur të paprecedent këtë vendim.

“E shëmtuar , është një dimë që na vendos një amë të rëndë përpara botës demokratike, Këta zotërinj sot nuk pranojnë rezolutën. Parlamenti Europian ka caktuar datën 11 korrik për të kujtuar viktimat. Në parlamentin shqiptar ne nuk kemi kaluar asnjë rezolutë. Perse? Çfarë fsheh kjo? Është vepër e shëmtuar, një shfaqje paprecedent, një shfaqje turpi”, tha Shehu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles