9.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është libri për Kosovën që po i ‘tmerron’ serbët (Foto)

Edhe një libër i ri në Serbi ka tronditur opinionin atje.

Bëhet fjalë për librin për fëmijë “Moj prvi atlas sa nalepnicama” (Atlasi im i parë me letër ngjitëse), i cili në hartën e Evropës e paraqet Kosovën si shtet, ashtu siç është.

Por, duket se edhe pas gati nëntë vjet të pavarësisë së Kosovës, shoqëria dhe mediat në Serbi nuk dëshirojnë ta shohin realitetin, prandaj tronditën me këso hartash, transmeton lajmi.net.

“Në hartën e botës të botuar, kufijtë e Kosovës janë shënuar në të njëjtën mënyrë sikurse kufijtë e shteteve tjera”, shkruan Blic.

“Sërish një libër për fëmijë ka shqetësuar opinionin, kurse kësaj herë për shkak të arsyeve politike. Në librin parashkollor ‘Atlasi im i parë’ brenda kufijve të Serbisë nuk është paraqitur Kosova. Kosova grafikisht është paraqitur sikur shtetet tjera në rajon, kurse autorët të vetmin lëshim që e kanë bërë është vendosja e emrit dhe kryeqytetit të krahinës sonë”, shkruan Blic.

Pra, edhe kjo gazetë deri diku liberale, përdor gjuhë shoviniste ndaj shtetit të Kosovës.

Image

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img