12.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Ky është mashtrimi i madh nga KEDS-i me reduktimet e rrymës (Video)

KEDS-i kishte aplikuar një metodë të reduktimeve, që mund të quhet mashtrim me ‘letra’. Reduktimet zgjatnin nga 4 orë, dhe nisnin nga ora 08 e mëngjesit deri në 20. Këto reduktime, gati çdo ditë, përfshinin më shumë se gjysmën e Kosovës.
Pavarësisht punimet që kryheshin reduktimet zgjatnin nga 4 orë.
Kaluan disa muaj dhe askush s’po arrinte t’iu binte në fije këtyre ‘mashtrimeve’, që i konstatoi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) me një raport preliminar, shkruan lajmi.net.
Një hetim preliminar që e ka bërë ZRRE ka konstatuar se ka pas mospërputhje të planit me atë çka është punuar.
“Bazuar në të gjeturat, bordi i ZRRE-së konsideron se ka bazë të mjaftueshme për dyshimin se procesi i ndërprerjeve të planifikuara është përcjell me parregullsi, dhe si rrjedhojë ka vendosur ta thelloj hetimin në lidhje me parregullsitë të cilat kanë të bëjnë me:  a. Mos përputhje në mes planeve të dërguara në ZRRE dhe planeve të publikuara. b. Mirëmbajtjet të cilat nuk janë realizuar, përkundër ndërprerjeve për këtë qëllim. c. Kohëzgjatja nga katër orë për secilën mirëmbajtje, pavarësisht natyrës së punëve që duhet të kryheshin. d. Përshkrimet jo adekuate në dokumentet përcjellëse. e. Ndërprerje e shpeshta të daljeve të njëjta brenda muajit”, thuhet në dokumentin që ZRRE e ka nxjerr për hetimin preliminar.
Mirëpo, deputeti i LDK-së dhe kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri që mbikëqyr punën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, Muhamet Mustafa, kishte parë raportin që po e dërgonte KEDS-i me 68 pika që do të kishte reduktime.
Kjo Mustafës iu kishte dukur e palogjikshme dhe kishte kërkuar hetim nga ZRRE-ja.
Mustafa tregon për lajmi.net se si kishte kërkuar hetim të KEDS-it. Ai thotë se me këto reduktime që i ka aplikuar KEDS-i, është lënduar procesi i furnizimit me energji dhe kërkon nga këta të fundit të marrin masa adekuate ligjore ndaj operatorit turk.

Lajmi.net ka siguruar një rrëfim ekskluziv të një punëtori të mirëmbajtjes në KEDS.
Ai tregon se çka kanë bërë gjatë atyre orëve që ka pasur reduktime. Tregon edhe për shkyçjet që janë bërë nën arsyetimin e mirëmbajtjes, tregon se sa zgjatë puna në një trafo…. Ai thotë se shumicën e punëve që i kanë bërë gjatë kohës së reduktimeve ka qenë pastrimi i trafove dhe një fotografi që janë detyruar ta qojnë tek menaxheri. Më herët ky punëtor i mirëmbajtjes tregon se askush nuk i ka pyetur asgjë, vetëm kanë ndërprerë rrymën nën arsyetimin e mirëmbajtjes.
Lajmi.net sjell ekskluzivisht rrëfimin e sinjalizuesit tonë duke ia ndryshuar zërin, për shkak që kompania ku punon, KEDS, mund të marr masa të përjashtimit nga puna dhe mund të akuzojë për rrjedhje të informacionit.
Për ta vërtetuar dëshminë e sinjalizuesit, lajmi.net ka siguruar dokumente ku vërtetojnë se punëtorët e KEDS-it që mirëmbajnë rrjetin nuk kanë bërë asgjë për 4 orë, ose thjesht kanë pastruar një trafo sa për ta pasur si dëshmi.

Në dokumentet që i ka siguruar lajmi.net në vendin ku shkruan se çka është punuar, ka nga ata punëtor që kanë shkruar se nuk kanë bërë asgjë.

Dokumente që janë plotësuar nga mirëmbajtësit e KEDS-it e që nuk është punuar asgjë
Ndryshe lajmi.net është mediumi i parë që ka sjell fakte relevante për një mashtrim për disa muaj që është bërë nga një kompani monopole në fushën e energjisë.
Kujtojmë se lajmi.net ishte mediumi i parë që publikoi dokumentin që ZRRE vërtetonte se në mirëmbajtje ka pasur mashtrime./Lajmi.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img