13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Ky është plani i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet në Drenas

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur KQZ është e gatshme dhe se lista përfundimtare e votuesve për këtë komunë përmban 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2,338 votues, apo 4.45 për qind më shumë në krahasim me zgjedhjet e fundit.
Të gjithë këta votues janë të shpërndarë në 28 Qendra të Votimit me 72 vendvotime të cilat do të hapen në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Plani i Konferencave dhe njoftimeve për media i KQZ-së për ditën e zgjedhjeve në Drenas, më 4 dhjetor, dhe të dhëna të përgjithshme do të jenë si më poshtë.
PLANI I KONFERENCAVE DHE NJOFTIMEVE PËR MEDIA PËR DITËN E ZGJEDHJEVE
04 dhjetor 2016
07:30 Njoftim për media lidhur me hapjen e Vendvotimeve
11:30 Konferencë për media lidhur me numrin e votuesve deri në orën 11:00
15:30 Konferencë për media lidhur me numrin e votuesve deri në orën 15:00
19:30 Konferencë për media lidhur me mbylljen e Vendvotimeve dhe numrin e votuesve
: Për orën e saktë të publikimit të Rezultateve Preleminare do t’iu njoftojmë me kohë
Të gjitha konferencat mbahen në Selinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prishtinë.
NUMRI I VOTUESVE QENDRA VOTIMI VENDVOTIME
52 569 28 72
Me datë 25 nëntor, KQZ-ja ka certifikuar Listën Përfundimtare të Votuesve (LPV), e cila përmban: 52 mijë e 569 emra të votuesve, me një rritje prej 2 mijë e 338 votues apo 4.45% në krahasim me zgjedhjet e fundit për të njëjtën komunë.
Ky numër votuesish është i shpërndarë në 28 Qendra Votimit me gjithsejtë 72 Vendvotime. Në këto zgjedhje, janë 4 Qendra Votimi më shumë se në Zgjedhjet 2014.
Deri më tani, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 853 vëzhgues, të cilët përfaqësojnë:
AMBASADË ORGANIZATA
NDËRKOMBËTARE
OJQ
Vendore
SUBJEKTE
POLITIKE
MEDIA
1 3 4 5 14

Previous article
Next article

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img