10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Ky është teksti zyrtar i Himnit të Kosovës (Video)

Jemi mësuar t’i dëgjojmë vetëm tingujt e Himnit të Kosovës, mirëpo a e keni ditur se ekziston edhe teksti, i cili nuk përdoret në asnjë ngjarje të vendit, por as jashtë vendit
Në fakt kur ishte propozuar melodia nga autori Mendi Mengjiqi, kënga e shtetit i kishte pasur edhe vargjet e shkruara.
Për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, komisioni përzgjedhës ishte detyruar që të heq tekstin.
Edhe në ngjarjen historike të fitores së Majlinda Kelmendit në Olimpiadën 2016, nuk u dëgjua teksti i këtij himni, por vetëm instrumentali.
Për ata që nuk e dinë tekstin, Gazeta Express ua sjell tekstin e plotë të Himnit të Kosovës.
Himni i Kosovës
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë
N`ty shqipet fluturojnë dhe yjet ndriçojnë
Vend i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë
Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimnisë
Çerdhe e dashurisë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img