8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Ky shtet pritet të njohë pasaportat e Kosovës

Qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të hyjnë me pasaporta të Republikës së Kosovës në Moldavi.

Moldaiva, si shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, pritet të bëjë një “kompromis” në lejimin e hyrjes së udhëtarëve me pasaporta kosovare në territorin moldavez.

Sipas portalit moldavez, Newsmaker, më 1 qershor, në kryeqytetin e Moldavisë, në Kishinau, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Pjesë e këtij komuniteti është edhe Kosova, gjë që ka bërë që disa deputetë të hartojnë një projektligj që do të parashihte vendosjen e vizave për personat me pasaporta kosovare.

Projektligji në fjalë u shqyrtua sot në lexim të dytë në parlamentin moldavez dhe u vendos që mbajtësit e pasaportave kosovare të mund të marrin viza afatshkurtra për pjesëmarrje në forumet ndërkombëtare të organizuara nga Moldavia.

Deputetët që “lobuan” për këtë projektligj u thirrën në “ndryshimin e realitetit shoqëror” si dhe lirinë e lëvizjes të cilën e garanton edhe Deklarata Universale të Drejtave të Njeriut.

Megjtihatë, akoma nuk është diskutuar nëse do të mbahën bisedime për heqjen e vizave ndaj Ksoovës apo edhe njohje të pavarësisë.

Kujtojmë se pikërisht mosnjohja e pasaportave të Kosovës shpeshherë ka kushtuar për qytetarët kosovarë.

Në vitin 2020, shorti i Ligës së Kombeve vuri përballë Moldavinë dhe Kosovën, ndeshje kjo që nuk u zhvillua në Moldavi pasi që përfaqësueses kosovare nuk iu njohën pasaportat./Indeksonline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img