11.6 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Lajçak: Plani evropian është më i miri i mundshëm, jemi partnerë – s’vijmë me kërcënime

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se janë duke zhvilluar diskutime ndaras me palët për sa i përket planit franko-gjerman.

Ai tha se në momentin kur palët të bashkohen në tavolinën e bisedimeve, presin që planin ta pranojnë, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë.”

“Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioze  dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”, ka thënë Lajçak në Klan Kosova, përcjell Reporteri.net.

Lajçak ka komentuar edhe edhe raportimet e mediumit serb “Danas”, i cili ka publikuar ditë më parë një version të planit të propozuar ndaj të dyja palëve

”Është i afërt por nuk është i njëjti, mos të luajmë me këtë, kjo është filozofia”, por Lajçak shtoi se propozimi është më i miri i mundshëm.

”Nuk do të komentoja të njerëzit tjerë, por kemi pasur një diskutim shumë serioz se përse ky propozim është i mirë, vërtetë besojmë se është propozimi më i mirë i mundshëm dhe çfarë do të sjellë? cilat do të jenë pasojat e arritjes së marrëveshjes dhe çfarë mund të presim nëse nuk arrihet marrëveshje”, ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img