4.7 C
Pristina
Monday, October 25, 2021

Buy now

spot_img

Laporta konfirmon mbështetjen për Koeman: Nëse vendimet duhet të merren nga bordi, ne do t’i marrim ato

Joan Laporta përsëriti mbështetjen e tij ndaj trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman dhe theksoi se bordi i klubit nuk do të hezitojë të marrë vendime të caktuara nëse ata janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Presidenti i Barcelonës qëndroi prapa Koeman, pavarësisht rezultateve të fundit të dobëta të klubit në La Liga dhe humbjen e tyre në Ligën e Kampionëve.

Laporta ka folur tashmë pas mbajtjes së mbledhje së fundit të Barcelonës, teksa ka konfirmuar mbështetjen për trajnerin holandez.

“Ne jemi përgjegjës për menaxhimin e klubit”, ka thënë fillimisht presidenti i Barcelonës për El Chiringuito.

“Ne kemi më shumë informacion kur bëhet fjalë për marrjen e vendimeve dhe ne duhet të marrim parasysh gjithçka shumë më tepër”.

“Nuk është problem për ne të marrim vendime të çfarëdo lloji, dhe nëse duhet t’i marrim ato në një kohë të caktuar, ne do t’i marrim, qoftë nëse janë ekonomike, sportive ose sociale”.

“Ne jemi prapa trajnerit. Koeman është trajneri i ekipit të parë të Barcelonës dhe ajo që ne duam është që gjërat të shkojnë mirë për atë”.

“Trajnerët, jo vetëm Koeman, varen shumë nga rezultatet e tyre dhe në rastin e Barcelonës, ata gjykohen çdo lojë. Por, Koeman është trajneri ynë dhe ne jemi prapa tij tani”, përfundoi Laporta.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,994FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles