9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Largimet e shumta nga Prishtina, Ismet Munishi flet për hapat e mëtejshëm

Gjatë ditës së sotme, FC Prishtina nuk ndaloi njoftimet për largimet e lojtarëve. Bardhekaltrit sot njoftuan për ndërprerjen e bashkëpunimit me nëntë futbollistë.

Sadam Sulley, Josip Tomasevic, Aleksandar Ristevski, Agim Zeka, Betim Halimi, Gauthier Mankenda, Samuel Mone, Eglant Haxho dhe Ahmet Haliti edhe zyrtarisht nuk janë më pjesë e kryeqytetasve.

Ndërkohë, për këto largime i pashqetësuar ndihet trajneri Ismet Munishi.

I kontaktuar nga Gazeta Express, ai tha se nuk beson se do të ketë largime tjera, ndërsa tha se do të ketë 10 afrime.

“Me gjasë me kaq mbyllen largimet. 10 afrime do të jenë”, ishte komenti i Munishit.

FC Prishtina nuk ka zyrtarizuar ende asnjë afrim, kurse 14 futbollistë janë larguar nga kryeqytetasit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img