15.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Ohri s’është Dita D, palët aty vetëm do të njihen me planin e zbatimit

Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se në takimin e 18 marsit në Ohër nuk do të nënshkruhet domosdosmërisht marrëveshja në mes të Kosovës dhe të Serbisë.

Latifi tha se ky takim mund të jetë thirrur vetëm për njohje të planit të zbatimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u dakorduan për planin evropian më 27 shkurt në Bruksel, por gjithsesi nuk e nënshkruan atë.

Ndërmjet palëve ka mbetur edhe dakordimi për atë se si do të zbatohet plani evropian dhe që pritet të dakordohet në takimet tjera.

Latifi thotë se data 18 mars mund të mos jetë dita vendimtare sa i përket arritjes së marrëveshjes.

“Ohri s’është Dita D, palët aty vetëm do të njihen me planin e zbatimit”, tha ai.

“Nuk do të jetë ditë vendimtare ku fiton ose humbet njëra palë”, shtoi Latifi/Gazeta Express/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img