8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Latifi: Rugova ishte marrë peng nga Millosheviqi, qe pse

Profesori universitar Blerim Latifi ka thënë se Ibrahim Rugova ishte marrë peng nga Sllobodan Millosheviqi. Latifi shton se këtë ai e kishte bërë me një qëllim, të cilin nuk ia ka arritur. 

Latifi thotë se Millosheviqi ka dashur të përdorë Rugovën për qëllime të tij, por këtë nuk ia ka arritur.

“Rugova është marrë peng nga Millosheviqi. Qe pse është marrë peng ai. Sepse Millosheviqi ka menduar se mund ta përdorë atë. Por kur e ka marrë vesh se nuk mundet, atëherë e ka lëshuar. Kjo edhe pse nuk ka mundur të vrasë atë”, ka thënë ai në emisionin Pressing në T7. 

Në emision është debatuar për rolet hsitorike të Adem Demaçit dhe Ibrahim Rugovës.

Aty u debatua për ndarjet e thella mes tyre që kishin ndodhur në periudhën para luftës, pas marrëveshjes së Dejtonit. 

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë se deri në nënshkrimin e Marrëveshjes së Dejtonit, Demaçi mendonte njëjtë sikur Rugova.

Madje Gashi përmend edhe një deklaratë të Demaçit para zgjedhjeve në Kosovën e okupuar.

“Ai ishte në Amerikë atje. Po flasim për këto zgjedhjet me të cilat kulmoi rezistenca paqësore ndaj okupatorit. Demaçi nga Amerika kishte thënë ‘ju lutem votojeni Rugovën’. Pastaj Demaçi ndërroi pas marrëveshjes së Dejtonit. Mirëpo deri në këtë pikë kishte bashkëpunim të madh. Ballafaqimi me okupatorin sic kishte shkruar Gene Sharp, me bojkotim të të gjitha institucioneve”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img