15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Lavrov: Forcat policore të Kosovës nuk duhet të jenë të pranishme në veri

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se nuk guxon të vjen deri tek ndonjë konflikt i ri i armatosur në Ballkan.
“Shpresoj që gjithë ta kuptojnë se nuk guxojmë të lejojmë të ndodh një gjë e tillë”, ka thënë Lavrov, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, “policia e Kosovës nuk duhet të jetë e pranishme në veri të Kosovës që është i banuar me serbë”.

Duke folur për situatën në Ballkan, Lavrov tha se “BE-ja është dashur të qetësojë situatën dhe të ndikojë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes Prishtinës dhe Beogradit”.

“Megjithatë, historia po na mëson që në fakt ajo nuk po na mëson asgjë. Shpresoj që këtë herë të gjithë ta kuptojnë nevojën e shmangies së një konflikti ushtarak”, ka shtuar shefi i diplomacisë ruse.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img