8 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

“Lazdrana”, “Durojeni këtë fëmijë”, “Papak kryeministër” – kritika ndaj Kurtit pas aksionit të Policisë

Aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës ka rezultuar me kritika të shumta ndaj kryeministrit Kurti.

Gazetarët e opinionistët përmes rrjeteve sociale komentuan këtë veprim të shefit të ekzekutivit, duke shtuar se është në shpërputhje të plotë me ShBA-të, ndërsa reagimin e këtyre të fundit e cilësuan si më të ashprin ndonjëherë viteve të fundit.

Berat Buzhala, që edhe publikisht e ka pranuar kundërshtinë e madhe ndaj kësaj qeverie, ka thënë se mbështetësit e krerëve aktualë më shumë po e shajnë Amerikën sesa Rusinë.

“Qe në çfarë dite na sollën këta lazdrana”, shkroi ndër tjerash ai.

Më pas, u deklarua edhe Ilir Mirena. Mirena, përmes një postimi në “Facebook”, tha se po i bëhet qejfi çka është duke i bërë Kurti BE-së e ShBA-së.

Në fund, ai kujtoi edhe goditjen e tenxhereve nga ana e Fitore Pacollit e bashkëshortes së ish-ambasadorit Kosnett.

Në anën tjetër, gazetari Valon Syla pandeh se kryeministri aktual do ta mbyll mandatin pa bërë asgjë.

“As nuk është asi që hin e kryn Veriun e as asi që bëhet dost i amerikanëve. Papak Kryeministër”, tha Syla.

Pak më butë, por sërish kritik ndaj shefit të ekzekutivit ishte edhe Adriatik Kelmendi. Ky i fundit, përmes rrjetit identik social sikur kolegët pararendës, ka shkruar se pa mbështetjen amerikane vështirë do të jetë të integrohet veriu.

Madje, siç tha ai, kush nuk është i vetëdijshëm për këtë, rrezikon krejt Kosovën.

“Të kuptohemi. Amerikanët nuk po thonë se komunat në veri nuk janë pjesë e Kosovës, as nuk po thonë se juridiksioni i Prishtinës nuk duhet të shtrihet edhe në veri të vendit.
SHBA-ja është sponsori dhe garantuesi kryesor i shtetësisë dhe zhvillimit të Kosovës. Si e tillë, njeh Kushtetutën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial.
Nuk po thonë amerikanët lëshojini pe Serbisë. Amerikanët po thonë se – për shkak se Vuçiqi mezi po pret që të shkaktojë tensione dhe ta fajësojë Qeverinë e Kosovës – ky nuk është momenti i duhur për të ndërmarrë veprime ne veri, të cilat provokojnë situatën”, shkroi tutje Kelmendi.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img