5.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj, thotë se AKK sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj, ndërsa theksojnë se Agjencioni anti-korrupsion sot ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Berishajt.

Jehona Lushaku – Sadriu nga LDK-ja në një postim në Facebook shkruan se hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Shkarkimi i Ambasadorit Martin Berishaj është domosdoshmëri

Agjensioni Anti-Korrupsion sot ka dorëzuar përfundimisht kallëzim penal ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj; mbi faktet shokuese të bëra publike muaj me parë. Kallëzimi penal është përfundim logjik ndaj një skandali të fshehjes së të hyrave prej gjysmë milioni.

Hapja e hetimeve, por edhe përfshirja e një ambasadori të Kosovës në skandale ndërkombëtare financiare, dëmtojnë rënd imazhin e vendit tonë, rrjedhimisht e bëjnë të pamundur përfaqësimin e shtetit.

Prandaj, deri në përfundimin e rastit në fjalë, kërkojmë shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj; siç dhe kërkojmë sqarimin e secilit zyrtar publik, që në fillet e shpërthimit të këtij skandali, kishin garantuar dhe  marrë në mbrojtje ambasadorin në fjalë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img