7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Në “kazermën” e VV-së, Shpendi është hedhës i vezëve

LDK-ja i është kundërpërgjigjur ironisë së kryetarit të Prishtinës, i cili gjatë ditës ka thënë se pret që LDK ta akuzoj atë për sulmin me zollë në Kuvend.
“Po e pres komunikaten e LDK-së ku më akuzojnë për zollen mbrëmë!”, kishte shkruar Ahmeti
Ndërkaq, LDK në një status në Facebook, duke iu referuar autoritetit dhe ndikimit të tij brenda “kazermës” së VV-së, ka thënë se Shpend Ahmeti është ende sulmues verbal në Facebook dhe hedhës i vezëve.

“Edhe pse mund të mos jetë i përfshirë në sulmin e mbrëmshëm qyqar, Shpend Ahmeti ka bërë dëme të tjera të pallogaritshme në kryeqytet. Fundi i fundit, edhe për nga ndikimi dhe autoriteti brenda “kazermës” së VV-së, kryetari i kungjave, është në nivelin e sulmuesve verbalë ne Facebook dhe sulmuesve me vezë!”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img