10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Dialogu me Serbinë të mos vazhdohet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj beson se ka mjaft arsye të fuqishme që bisedimet me Serbinë të mbesin të pezulluara.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera nuk e kanë asnjë arsye që rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës për ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi të mos respektohen.

Në një prononcim për Indeksonline, Lekaj tregon se përveç rastit të Ramush Haradinajt, Kosova ka edhe arsye tjera për mos vazhdimin e dialogut.

“Bisedimet me Serbinë tashmë kanë degraduar, Kuvendi i Kosovës rasti i z.Haradinaj, fletëarrestet e Serbisë ndaj luftëtarëve të UÇK-së, janë një arsye e fortë që këto bisedime të ndërpriten për një kohë deri në një moment tjetër, ku do të mund të ri fillonin me tema të caktuar të nivelit të të dy shteteve me njohje reciproke e më kohë të caktuar”, ka thënë Lekaj.

Ai beson fuqishëm që të gjitha institucionet vendore do ta respektojnë rezolutën, pasi që Kuvendi i Kosovës është ai që përcakton se si duhet të sillet Qeveria.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet tjera nuk e kanë asnjë arsye që rezoluta të mos respektohet. Kuvendi është ai që e përcakton se si duhet të sillet qeveria në ketë proces dhe Kuvendi është ai që imponon ligje e vendime të cilat duhet t’i implementojë qeveria e jo e kundërta, pra me këtë rast dua të besojë që rezoluta do të respektohet”, ka shtuar Lekaj.

Ndryshe, Indeksonline ka kontaktuar edhe me ministren për Dialog, Edita Tahiri. E pyetur nëse do vazhdohet me pezullimin e dialogut edhe nëse nuk merret nesër një vendim për Ramush Haradinajn, ajo është përgjigjur se për këtë duhet pyetur Qeveria e Kosovës.

Në këtë mënyrë, Indeksonline iu është drejtuar Qeverisë së Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se për këtë pyetje duhet pyetur Tahiri dhe jo ata

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img