17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj: Komisioni i “Muratave”, kjo faqe e zezë për Kosovë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar ndaj Komisionit Qeveritar të Demarkacionit, i cili në orët e vona lëshoi një komunikatë lidhur me procesin e Demarkacionit me Malin e Zi.
Lekaj e ka quajtur Murat Mehën “faqe të zezë të Kosovës”.
Sipas tij, një shprehje popullore thotë “bisha para ngordhjes, gjuan me shkelmat e fundit”.

Postimi i plotë i Lekajt:
Komisioni i “Muratave”, kjo faqe e zezë për Kosovën!
Komisioni i Muratit i mbështetur edhe nga disa “Murata” të tjerë, nuk janë asgjë më shumë se disa të mjerë që po ulërijnë për t’i dhënë tokën e Kosovës, Malit të zi. Një shprehje popullore thotë “bisha para ngordhjes, gjuan me shkelmat e fundit”. Këta “Muratat” e komisionit dhe të qeverisë, duke e parë se gjithnjë e më shumë po demaskohen dhe po del sheshit e vërteta, se janë grebatorë, që duke e keqpërdorur paranë e Kosovës kanë punuar kundër interesave të saj, janë ngritur si hienat me disa kinse argumente, jo kadastri i 1991 jo harta e 2008 jo marrëveshja e Kumanovës e çka jo tjetër, vetëm e vetëm që të shpëtojnë nga ajo çka i pret. Ndjekja penale, sipas ligjeve e kushtetutës së Kosovës. Me akuzën për falsifikim të dokumenteve me synimin për tjetërsim e falje të tokës së Kosovës vendeve tjera.
“Muratat” e qeverisë dhe të komisionit se duan këtë të vërtet, sepse ju duket e pakëndshme, e si zë gjumi natën, prandaj kërkojnë që dikush t’ua thotë atë që kanë deshirë me ndegju vetëm këta dhe pastaj asaj t’i vënë emrin e vërtetë!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img