17.7 C
Pristina
Wednesday, May 25, 2022

Buy now

spot_img

Lekaj: Qeveria të dorëhiqet

Kryetari i Grupit Parlamentar dhe nënkryetar i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas deklaratës së Edita Tahirit, se nuk ka nevojë për interpelancë dhe shkarkime.
Ja teksti i plotë i reagimit të kryetarit, Pal Lekaj:
Interpelancë dhe dorëheqje për qeverinë tallëse dhe mashtruese!
Të gjitha deklaratat e Edita Tahirit, janë akuj të arktikit për Kosovën e jo flluska bore siç ajo pretendon e deklaron.
Qytetarë të Mitrovicës e të Kosovës, edhe një marrëveshje e dëmshmë për Kosovën. Ura e Ibrit nga një simbol bashkimi, shkaku i dobësive të shfaqura nga qeveria jonë, është kthyer në një simbol të ndarjes së Kosovës.
Jo vetëm që do të duhet të përgjigjet përmes interpelancës, por kryeministri dhe të gjithë vartësit e tij duhet të japin përgjegjësi për dështimet e vazhdueshme dhe dëmet që ia kanë shkaktuar Kosovës dhe qëndrueshmërisë se saj si shtet i pavarur, duke lejuar që Serbia të sjellët siç asaj i bjenë mësë miri për vete, të gjitha në kurriz të Kosovës.
Ne edhe sot insistojmë që kjo qeveri me shumë se interpelancë, duhet të dorëhiqet sa ma parë, për të shpëtuar Kosova.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,327FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles